I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Erik Birko, instruktor palestre. Ai ka dhënë këshillat e tij për një stërvitje të duhur, si të mbajmë trupin në formë, por duke u ndalur dhe tek banorët e “Big Brother VIP 5”. Kush ka trupin më të mirë dhe kush duhet të përmirësohet sipas Erikut?
Si të duket trupi i Kristit?
Kristi duhet të hajë bukë. Kristi ka diçka, sidomos në prezencën që ka në të folur, në të sjellur, po të kishte atë trupin që do e mbështeste, mund të kishte gjasa më të mëdha për të fituar finalen. Kam parë shumë meme të Kristit dhe më vjen shumë keq, sepse të gjithë e gjykojnë atë nga trupi dhe pamja. Unë nuk gjykoj njeri. Mund të jetë rasti që ka shumë punë dhe nuk i del koha të ushqehet siç duhet. Kristi ka nevojë për proteinë. Njerëz si puna e Kristit duket të stërviten fillimisht 3 herë në javë, sepse nuk kanë masë të madhe t’i suportojë, duhet të bëjnë ushtrime ‘total body’, të mësojnë me teknikat, të forcojnë muskulaturën dhe avash avash 6 muaj do i duhen Kristit, 3 muaj e sipër do i duket diferenca, por 6 muaj që të fillojë e të duket mirë. I vendos notën 4-5.
Po Mali?
Mali është goxha i palestruar. Kur u fut në fillim thashë që nuk ka qafë. Por pastaj kuptohet që është një person që merret me palestër. Nuk është ai i skulpturuari perfekt, është trup mashkullor i mirë. Unë do i jap notën 8. Edhe e ka ruajtur mirë aty brenda.
Si e komenton Mateon?
Mateo 9 direkt. Mateo përveç faktit që është një trajner, dhe duhet të mbështes kolegun, duket që është një trajner që nëse të merr, të stërvit. Nga mënyra si po e prezanton veten në shtëpi, që është i matur, ashtu po tregon dhe profilin e vet të punës. Ka disiplinë. Po ta shohësh gjenetikën mund të mos ta ketë shumë të mirë te këmbët, por i ka punuar, nuk është nga ata që i ka lënë pa punuar. Është gjenetike, unë për shembull bëj pulpa me 120 kile dhe nuk marrin formë kurrë.
Si do e komentoje Rogertin?
Një person që thotë që palestra të shkakton dëm, nuk kam çfarë t’i komentoj. Ka thënë shumë gjëra aty brenda për të cilat nuk jam dakord, ashtu si shumica e publikut. Është shumë problematik. Në një ambient që të sheh gjithë shqiptaria dhe vjen një person në 2026 që të thotë se palestra të bën dëm dhe ta ketë këtë debat me një trajner personal… Çfarë strategjie mund të ketë një person i cili nga mëngjesi deri në darkë ulërit, nuk ka ndonjë bagazh që të suportojë gjërat që thotë, është tërë kohën ‘attack mode’. Pastaj fillon e kërkon të falur. Ulërit e shan, pastaj thotë ‘më fal’. Nuk po e gjen dot veten e vet, u përpoq ta gjejë veten e vet me vrull dhe e humbi rrugës. Nuk bën fare stërvitje. Ideja është a ka ngritur ndonjëherë pesha në jetën e vet që ta kuptojë se çfarë është? /TAR/



