Dy ish-banorët e “Big Brother VIP 5”, Selin Bollati dhe Gëzim Blakaj, kanë qenë mëngjesin e sotëm të ftuar në emisionin “Wake Up”. Kjo ishte intervista e tyre e parë si çift, ku kanë folur për projektin e tyre me Rezarta Shkurtën, DJ remix”. Por jo vetëm kaq, pasi kanë treguar edhe detaje nga jeta e tyre si çift.
Selin u shpreh se po jetojnë mes Tiranës dhe Prishtinës, pak te familja e saj dhe pak te familja e DJ Gimbos. Por pastaj shtoi se kanë filluar që të bashkëjetojnë.
Të pyetur në lidhje me planet për martesë, Selin tha se për momentin nuk kanë plane të tilla.
Ndërsa Gimbo u shpreh se akoma i mbajnë unazat nga dasma brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.
Pjesë nga intervista:
Blendi: Do martoheni prapë
Heidi: E keni në plan një martesë?
Dj Gimbo: E sa shpjet e ka prerë e
Heidi: Nuk mund t’a mbyllim këtë pjesë pa e bërë këtë pyetje, ju lutem.
Selin: Unë po të martohem tani shpejt, kam frikë se do të kërkoj çdo vit nga një dasmë se i kam shumë qejf dasmat. Kështu që, për momentin nuk kemi plane të tilla.
Blendi: Një në vit atëherë, jo dy në vit.
Selin: Nuk kemi plane të kësaj natyre për momentin. Jemi të martuar një herë.
Blendi: Të kujtohet ai moment Gimbo, kur po prisje nusen aty?
Gimbo: Si nuk më kujtohet, kur hyri kjo u dridh shtëpia. Thashë më erdhi nusja, ishte rregulluar me duvak i themi ne. Ndjenjë e paharrueshme, shumë e mirë. Unë e kam përjetuar si me qenë jashtë, jo një dasmë brenda një loje. Akoma i kemi unazat, po nuk po i ndërrojmë gishtat se puna e mësyshit. Kjo është me prit për dasmën reale me e vendos tamam.




