Teksa Gjesti dhe Rizarta po kujdeseshin për lopën që u bë pjesë e shtëpisë së BBV 4 mbrëmë, banorja ka vendosur që të ironizojë këngëtarin.
Rizarta i thotë Gjestit se nëse Murra e shikon, nuk do të thotë se ajo e pëlqen atë apo po flirton. Ky ngacmim nga ana e saj erdhi pasi Gjesti është shprehur se vajzat kanë flirtuar me të.
“Po të pa, është e re këtu dhe nuk i kupton këto gjëra. Nëse Murra të afrohet nuk është pëlqim e as flirtim, asnjëra”, i tha ajo, e kur Gjesti e pyeti ‘çfarë është?’, Rizarta iu përgjigj:
“E bën për lojë”.
Pastaj kur Rizarta po fliste, Gjesti vendosi që t’a linte bisedën në mes, duke i thënë:
“Hiç s’po të jap vëmendje në këtë nominim”.
Pjesë nga biseda:
Rizarta: Mbaje me kujdes Murrën ti. Gjesti, po të pa Murra në sy, nuk është flirtim. Nuk të pëlqen Murra ty
Gjesti: Jo, ti më pëlqen ti, jo Murra. Ti zemër, lëre Murrën
Rizarta: Po të pa, është e re këtu dhe nuk i kupton këto gjëra. Nëse Murra të afrohet nuk është pëlqim e as flirtim, asnjëra
Gjesti: Çfarë është?
Rizarta: E bën për lojë
Gjesti: Mirë qënka interes për lojë
Rizarta: Ka interes loje Murra, kështu që lëre të qetë. Tani është kthyer nga ti por nuk të pëlqen ty
Gjesti: Ça jeni bërë ju vajzat kështu
Rizarta: Nuk e bëjmë ne, e bën ti. Ti mendon se çdo vajzë këtu vjen e të afrohet ty. Ti je i pari që thua ky afrimiteti është shoqëror…
Gjesti: Jo nuk mendoj. Hiç s’po të jap vëmendje në këtë nominim