Aktori i mirënjohur dhe i dashur për publikun, Agron Llakaj, ka njoftuar dje se babai i tij ka ndërruar jetë.

Llakaj ka postuar një fotografi në profilin e tij në “Instagram”, ku shkruan se ‘u panë në mëngjes, pa e ditur se do të ishte hera e fundit që do ta takonte’. Mes dhimbjes, ai shpreh fjalët e ndjera për babain.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Agron Llakaj (@agronllakajofficial)

“Ahh ku ta dija o babushi im i mirë, se do të ishte ditëlindja jote e fundit. Babai im, gojëmjalti ti, e qeshura jote ilaç…aaahh mor bab ç’të të them e ç’të shkruaj për ty?!

U pamë sot në mëngjes dhe nuk mendova se po të puthja e përqafoja për herë të fundit. Babi im, ike…po të pret Bardha, bija jote dhe motra jonë, tregoja gjithë mallin tonë babi… Qofsh i parajsës ashtu siç shpirtin e kishe babi im!

Kam gjithçka nga ty dhe shpirti yt i mirë, që do t’i ruaj deri kur Zoti të na bashkoj sërish!  Lamtumirë o i shtrenjti ynë, tregoi shtruar Zotit gjithë historitë e tua, ashtu bukur dhe qeshur siç tregoje Ti!

Sa më mungon mor bab…ahhhh… ”, shkruan Agron Llakaj në postimin e tij.