Aktorja e dashur për publikun, Olta Gixhari, duket se nuk është ngritur me humorin më të mirë ditën e sotme.
Tenori i njohur, Armaldo Kllogjeri, me të cilin ndan rulotin, i është afruar t’i tregojë një histori, por ajo ia ka prerë shkurt.
Më vonë, tenori tenton sërish ta pyesë se si e kalon ajo një mëngjes në shtëpinë e saj, por Olta kthehet me të bërtitura.
“Po ik ore më lër rehat, po të them që jam keq , ti vazhdon”, i tha aktorja e njohur.