Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Loredana Brati, ka reaguar ashpër përmes disa postimeve në “Instastory”, lidhur me deklaratat që bëri i riu nga Vlora, David Dani.
Ky i fundit, teksa ishte i ftuar në “Live From Tirana” komentoi videon që publikoi në “Instagram” me Loredanën, duke ngritur shumë pikëpyetje për marrëdhënien mes tyre.
Për këtë arsye, Brati reagoi duke thënë:
“Është hera e dytë që tentohet të njolloset emri im dhe morali im padrejtësisht, dhe kjo situatë ka filluar të më lodhë. Nuk do të doja kurrë të isha e detyruar të merresha me këto çështje, por këtë herë nuk më mbetet zgjidhje tjetër veçse të publikoj bisedat dhe provat përkatëse.
Mjaft është mjaft. Jam njeri, dhe mbi të gjitha, jam vajzë me vlera, me integritet dhe me dinjitet. Nuk do të lejoj askënd të përpiqet të njollosë emrin dhe mbiemrin tim”, e cila më pas shton:
“Tani është koha të mbroj veten me fakte”.
Më pas Loredana ka publikuar një foto ku tregon mesazhet me një mikeshë të saj:
“Ky është një fans i imi! Ka ardhë një herë në Vlorë të më takonte edhe i dridhej dora. Ishte shumë i emocionuar që do bënte foto me mua”.
Krahas këtij postimi në “Instastory”, ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri shkruan:
“Data 30 shtator. I shkruaj mikes sime për ti treguar se djali i ngjarjes në Vlorë ishte një fans i cili erdhi të më takonte i emocionuar”.
Loredana e mbyll reagimin e saj në një tjetër postim:
“Kjo është hera e fundit që unë toleroj një situatë të tillë. Nëse emri im lakohet sërish në mënyrë të ngjashme, përgjigja ime e vetme do t’u drejtohet autoriteteve përkatëse.
Për mua, mirënjohja ka qenë gjithmonë një parim jetësor, ndaj kam qenë gjithmonë e sjellshme dhe respektuese me njerëzit që më kanë mbështetur. Por ngjarjet e fundit më detyrojnë të ndryshoj qëndrim. Mjaft është mjaft!”.