Në emisionin “Përputhen” një nga konkurrentët, përkatësisht Arditi ka ardhur me akuza të rënda kundrejt njërit prej konkurrentëve se e ka ngacmuar seksualisht. I pyetur nga moderatorja Megi Pojani për emrin e konkurrentit që ai pretendon se e ka ngacmuar, Arditi ka refuzuar të tregojë.
Më pas në studio është ndezur një debat mes djemve ku njëri nga konkurrentët, Gridi i acaruar i thotë që nuk ka të drejtë të prish imazhin e djemve duke bërë këto akuza që sipas tij janë shpifje. Arditi thotë që konkurrenti që e ka bërë këtë të dalë përballë dhe të tregojë. Gridi i kthehet: “Nuk e prish dot ti imazhin e çunave këtu, e ke bastarduar fare, mes çunave jam edhe unë, kush je ti që thua ‘më preku ky, më preku ai, thuaje emrin nëse je burrë’. Ky ka ardhur me plan dhe letër. Nuk ofendon dot kështu ky.”
Ardi i kthehet: “Unë nuk e jap emrin, personi ta nxjerrë vetë emrin, kjo gjë më ka ndodhur në prapaskenë dhe thjesht po e them.”
Gridi vazhdon duke iu kthyer një konkurrenti tjetër i cili ndërhyn: “Po ti ça k*** ke”? Megi më pas detyrohet dhe e nxjerrë nga studio Gridin.