Dinamikat brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, janë të shumta dhe të ndryshme.
Së fundmi, Artani i ka folur Mirit pa dorashka, teksa po bisedonin për raportet me Selin.
“Të kishe shkuar edhe ti te krevati i saj, mbaroi”, i tha Artani dhe Miri reagoi menjëherë:
“S’i kam shkuar unë te ndokujt në krevat, më kanë ardhur”.
Por Artani nuk u ndal me kaq. Me tone ironike dhe të forta, ai shtoi:
“Si të erdhën, po ti s’je i bukur o burrë, as tru s’ke, të ishe i bukur. Budalla je, kështu që çka të të them unë”.
Më pas, Artani i sugjeroi se duhej të kishte vazhduar afrimin me Selinën për ta çuar përpara “lojën” që kishin nisur.
Kujtojmë se në fillim të spektaklit, Miri dhe Selin ishin shumë të afërt, madje ai shpesh shprehej se e shihte si vajzën e tij. Por me kalimin e kohës marrëdhënia e tyre u ftoh, dhe tani Selin duket shumë më pranë DJ Gimbos.




