Të ftuar në emisionin “Big Brother Radio” me Elona Duro kanë qenë Ols Abazi dhe Arsida Çerpja, dy ish-banorë të edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”.
Ata bënë një analizë më të hollësishme rreth strategjisë së tyre brenda shtëpisë, lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.
Një ndër ngjarjet më të komentuara së fundmi është ftohja e marrëdhënies midis Gjestit dhe Eglit. Si e sheh Arsida këtë?
Mua më vjen shumë keq për Eglin me thënë të drejtën. Egli është vajzë shumë e zgjuar. Kam shpresuar gjithmonë që të ishte lojë dhe të dinte ku të tërhiqej dhe të mos përfshihej, por nga Prime i fundit kam frikë se ka shkuar përtej lojës dhe Eglit i ka rrëshqitur pak situata nga duart. Edhe më vjen shumë keq. Nuk e meriton.

Ols Abazi, nga ana tjetër, u shpreh:
Ajo situatë është vërtetë një dyshe e komplikuar sepse unë mendoj se kam arritur ta njoh Eglin dhe kam arritur ta njoh forcën që ka si vajzë. Gjesti është një lojtar sa trazovaç, aq edhe i zgjuar, por është edhe djalë i mençur sepse është djalë edhe i vuajtur kam përshtypjen. Pak rëndësi ka nga se i vjen kjo mençuria dhe Gjesti në asnjë moment të lojës së vet, nuk harron që është në lojë. Ndërsa Egli harron që është në lojë sepse kam përshtypjen që është vajzë. Jo se është vajzë, por se ka nevojë për një mbështetje.
Por pavarësisht kësaj marrëdhënie, të ftuarit bënë edhe këtë deklaratë:
Ols: Ai është spektakël dhe kur je jashtë do të shohësh spektakël. Unë po ‘vdes’, në kuptimin figurativ të fjalës, të shikoj Xhenetën që të hyjë aty brenda.
Arsida: Duam të shohim drama.