Një influencere franceze, e identifikuar si Melisa Mireille Jeanine dhe e njohur online si CallMeSlo, është arrestuar në Bali së bashku me dy shtetas evropianë, pasi dyshohet se kanë xhiruar dhe shpërndarë përmbajtje pornografike në ishull, ku materiale të tilla janë të ndaluara. Jeanine, 23 vjeçe, u ndalua bashkë me një francez 26-vjeçar, të identifikuar si ERB dhe një italian 24-vjeçar, i identifikuar si NBS, i njohur edhe si Nadir ben Said.

Sipas policisë, të tre kanë prodhuar një video eksplicite në fshatin Canggu, një zonë turistike në Bali. “Motivimi i tyre për këtë veprim të dyshuar është përfitimi nga përmbajtja e filmave për të rritur”, deklaroi zyrtari i policisë Joseph Edward Purba. Hetuesit thanë se ERB vepronte si menaxher dhe producent, ndërsa italiani shfaqej në video i veshur si shpërndarës me skuter i kompanisë Gojek.

Autoritetet u vunë në dijeni pasi videoja filloi të qarkullojë online. “Pamjet tregojnë gruan dhe shtetasin italian në një akt seksual”, thuhet nga policia, duke shtuar se xhirimet dyshohet se janë realizuar më 8 mars në Villa Pande.