Këngëtarja e njohur, Gigliola Haveriku, ishte një ditë më parë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, në Top Channel. Prej pak javësh atë e shohim në spektaklin e “Portokallisë” si këngëtare që shoqëron performancat e aktorëve në skenë.
Ndërkohë gjatë intervistës me Bieta Sulon, këngëtarja foli edhe për mëmësinë. Haveriku ka treguar se banda e mban me kimet e nga ana tjetër e ka cilësuar mëmsinë si gjënë më të çmendur në jetën e saj.
“Kur nuk kam vajzën në shtëpi, më duket bosh”, u shpreh ajo, teksa shtoi se në fakt për shkak të punës si këngëtare i është dashur të bëjë shumë sakrifica.
Me pompat e gjirit me vete, Gigliola këndonte muzikë live dhe në kohën e pushimit pomponte në tualet qumështin për të voglën e saj.
Sakrifica këto dhe momente që nga njëra periudhë në tjetrën e kanë bërë artisten më të fortë dhe i kanë dhënë më shumë kurajo për të vazhduar para.