Mjeshtri i meditimit dhe psikoterapisë, Sheki Useini, ishte mbrëmë i ftuar në podkastin “Flet” me Ilnisa Agollin.

Pjesë nga intervista:

A ndikon pornografia apo rrjetet sociale për bllokimin e çakrave tona?

Po, ndikon. Edhe pornografia ndikon edhe më tepër në ndrydhjen e energjisë seksuale. Dhe pornografia, pra konsumimi i pornografisë, si dhe prodhimi i dhunës në shoqëri, ka lindur nga ndrydhja e vazhdueshme e energjisë seksuale. Energjia seksuale duhet të transformohet.

Pra videot erotike nuk duhen parë…

Ndikojnë negativisht në shëndetin seksual.

A duhet të ketë pasoja prej varësive tona apo dhe varësitë ndihmojnë në formimin e Unit?

Ne duhet të kuptojmë një gjë. Çdo gjë që ne e definojmë si varësi, është një dhimbje e brendshme. Dhe ne nuk merremi si hipnoterapistë me atë se nga çfarë je i varur, por ne bëjmë një pyetje tjetër; Çfarë të dhemb? Çfarë je duke kompensuar nëpërmjet varësisë? Çfarëdolloj varësie të jetë, kompensojmë një boshllëk të brendshëm. Rehabilitojmë një dhimbje të brendshme.