Portieri i Kombëtares shqiptare, Elhan Kastrati, dhe bashkëshortja e tij, Laura Camplone janë bërë prindër për herë të parë. Çifti ka zbuluar lajmin përmes disa fotove të postuara në Instagram ku prezantojnë vajzën e tyre të pagëzuar me emrin Isabel.

Laura kishte zbuluar shtatzëninë në korrik të këtij viti, duke postuar një set fotografik nga periudha e pritjes, ku nuk mungoi edhe prezenca e futbollistit. Çifti duket se po shijon çdo moment të ri të jetës së tyre familjare, ndërsa tifozët dhe ndjekësit u kanë dërguar urime të shumta për ardhjen në jetë të Isabelit.

