Një influencuese ruse ka shpërthyer ashpër ndaj platformës “Twich” pasi i ndalon fotot seksi të saj.

Ajo quhet Mira dhe dje, për herë të dytë gjatë këtij viti, “Twich” i ka ndaluar publikimin e një fotografie. Sipas saj, veshja ishte shumë “zbuluese” dhe i tregonte gjoksin.

Mira ka vendosur që të kundërpërgjigjet dhe pretendon se vendimi për ndalimin e postimit të këtyre imazheve në rrjetin social, është “diskriminim” për trupin e grave.

“‘Twich’ po përforcon sistemin mizogjen që diskriminon trupat e grave. Nëse meshkujve u lejohet të tregojnë gjoksin, atëherë edhe femrat duhet ta kenë këtë të drejtë”, ka shkruar ajo në një postim në “Twitter”.

Lidhur me këtë kanë reaguar edhe fansat e saj, të cilët e kanë mbështetur menjëherë. Ata kanë dalë kundër vendimit të platformës për të pezulluar përkohësisht llogarinë e Mirës.