Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, pritet që shumë shpejt të bëhet nënë për herë të dytë. Gjatë kësaj periudhe të pritjes së ëmbël, sigurisht që trupi i saj ka pësuar disa ndryshime.


Por Arbana një gjë të tillë nuk e ka aspak problem, madje përmes postimeve në rrjetet sociale zbulon se e ka marrë me sportivitet faktin se gjoksi i saj është rritur.



Teksa postoi një foto me miken e saj, Xhemi Shehu, Osmani nuk la pa komentuar edhe gjoksin e rritur, i cili mori menjëherë vëmendjen e fansave të saj.


“Kujdes: Objektet mund të duken më të mëdha se sa janë në të vërtetë ??,”– shkroi Arbana Osmani, e cila në foto mban veshur një bluze me dekolte të hapur.



Ky koment që i bëri ndjekësit që të qeshnin, shkaktoi edhe reagime të shumta. Fansat femra i shkruanin që ta shijojë gjoksin e rritur pasi pas lindjes së foshnjës do ti zvogëlohet sërish.


“??? shijoji ato larger se nuk zgjatin shumë dhe për disa muaj, pastaj fillojnë e zhduken ?? Sa te mira jeni meqë ra fjala ?❤️❤️”- shkroi një ndjekëse. Ndërsa një tjetër komentoi: “Përmirësime në gjoks Arbana ??”.