Këngëtarja e njohur, Soni Malaj, është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”. E teksa jemi në sezonin e verës nuk mungojnë as fotot me bikini, të cilat tërheqin menjëherë vëmendjen e ndjekësve të saj.

Madje fotot e saj “hot” kanë rrëmbyer edhe vëmendjen e ish-bashkëshortit, Mirko Luccarrelli-t. Ky i fundit nuk u ka rezistuar disa pozave me bikini të Sonit dhe ka vendosur që edhe t’i komentojë.

“Atje ku shkëlqen dielli”, ka shkruar këngëtarja krahas fotos ku në pamje të parë vihen re format bombastike.

Ndërkohë balerini i njohur i shkruan “hot” në një prej fotove, duke marrë edhe një përgjigje nga këngëtarja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by SONI MALAJ ? (@soni_malaj)

Biseda flirtuese vijon si më poshtë:

“Hot”, ka qenë komenti që ka marrë edhe përgjigjen e Sonit.

Soni: Po çfarë do të thotë ‘hot’?

Mirko: Do të thotë ‘caliente’, ‘sexy’… a duhet të vazhdoj?

Soni: Aaa tani e kuptova.

Ndërkohë kujtojmë se rreth një vit më parë, Malaj i dha fund historisë së saj me Klevin. Çifti që ishin edhe të fejuar, i dhanë fund pa shumë bujë.