Aktorja dhe moderatorja e njohur, Rudina Dembacaj, ka zbuluar së fundmi se ka nisur pushimet në jug së bashku me partnerin, Mark Frroku dhe vajzën e saj, Viktoria.
Rudina madje nuk ka ngurruar që me fansat të ndajë momentet e bukura nga pushimet. Ajo ka pozuar krah të bijës dhe ish-deputetit teksa qëndronin në ujë.
Teksa kjo pozë ka marrë mijëra pëlqime dhe shumë komplimente, ka patur edhe nga ata që nuk ia kanë kursyer kritikat.
Një prej tyre i shkruante se si mund të publikonte foto me vajzën dhe partnerin e saj të ri, duke i kujtuar që Viktoria ka baba tjetër.
“Unë kam pasur respekt për ty Rudina, por me thënë të drejtën tek foto ku keni dalë të tre mua më neveritesh. Më mirë dil me vajzën, se foto fallco. S’kam asgjë personale. Jam nënë vetë, çdo kujt mund t’i ndodhi ndarja, por baba një ka fëmija dhe pikë. Ta kesh me jetë ❤❤e vogël të rritet e lumtur,”– shkroi një komentuese
Por moderatorja iu përgjigj se nuk ka pse pyet askënd se më ke del në foto dhe sa vajza e saj ka një “superbaba”.
“Ti faleminderit dhe më fal që nuk të pyeta me kë të dal në foto? Babain vajza e ka dhe e ka superbaba! Nuk ja heq foto superfuqitë. Ti kesh me jetë fëmijët e tu!”- shkroi Rudina Dembacaj.
Ndërsa një tjetër i komentoi se po i ndërron burrat “si çorapet”. “Burrat po i ndërron si çorapet,”- i komentoi ndjekësi. “Eeeeehhhh çfarë të bësh! Kaq rrallë i ndërron çorapet?”– iu përgjigj ajo.