Moderatorja Sara Gjordeni ka publikuar së fundmi në “Instagram” një foto me vajzën e saj, Nea. Imazhin e bukur e ka shoqëruar me një përshkrim mjaft humoristik.

Teksa është kujdesur t’i mbulojë fytyrën të voglës, Sara ka rrëfyer se ajo nuk është aq e urtë sa duket në foto.

“Mos e shihni të urtë në foto se na bën zbor në fakt,” ka shkruar ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, përbri imazhit të publikuar.

Vlen të përmendet fakti se që nga lindja e Neas, ish-missi është parë mjaft e përkushtuar si nënë. Shpesh ajo poston momente nga rutina me të bijën po ashtu edhe me Bardhi Idrizin, partnerin e saj.