Këngëtarja e famshme, Rita Ora, dukej e mrekullueshme në postimet e fundit në rrjetet sociale, ku ka pozuar nga pushimet e saj në St. Barths.

Artistja 32-vjeçare duket se po i shijon në maksimum pushimet në ishullin e Karaibeve – dhe po i bën fansat shumë xhelozë në “Instagram”.

Rita ka ndarë me miliona ndjekësit e saj disa imazhe ku shfaqet e veshur me një fustan që i tregon gjithë kurrizin.  Ajo dukej e shumë elegante teksa po bënte foto në një jaht privat.

“Kap rrezet e diellit”, ka shkruar këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, bashkëngjitur me fotot që kanë marrë miliona pëlqime dhe komente.

Fansat menjëherë nxituan që t’i linin komentet më të bukura, ku dikush madje i shkruan: “Martohu me mua”.

“Ti je kaq e bukur”, i ka shkruar një tjetër dhe më pas dikush ka shtuar: “Rita absolutisht e mrekullueshme”.