Rezarta Shkurta është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku herë pas here ndan me 1 milion ndjekësit në “Instagram” foto e video nga përditshmëria e saj.
Ajo nuk ngurron që të postojë imazhe me bashkëshortin apo me të bijën. Një ditë më parë, Rezarta ka publikuar në “Instagram” një video ku shfaqet në momente intime me Ermal Hoxhën, duke u përqafuar dhe puthur.
View this post on Instagram
Por gjithë vëmendjen e ka marrë shkrimi që ajo ka lënë bashkëngjitur me videon. Me humor Rezarta shkruan:
“Më ruajt Zoti. Për pak isha duke i bërë tagg Ermal Mamaqit”.
Imazhet në fjalë kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente të shumta, ku fansat komentojnë se janë duke pritur reagimin e Mamaqit.