
Shqiptarët ndihen herë pas here krenarë për këngëtaret e famshme si Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Ava Max. Kjo jo vetëm për suksesin që kanë arritur në botën muzikore, por edhe pasi ato e tregojnë me krenari origjinën e tyre shqiptare.
Nëpër intervista të ndryshme apo edhe në postimet e tyre në rrjetet sociale, vajzat e famshme flasin për historinë shqiptare, traditat, kulturën dhe ushqimet.
Së fundmi, ka qenë Rita Ora, e cila ka publikuar një video në llogarinë e saj në “TikTok”, ku edhe një herë shpalos kulturën shqiptare me fansat e saj të huaj.
Në videon e postuar ajo shfaqet duke kërcyer këngën që është bërë virale në “TikTok”, një miksim i hitit “Love Nwantiti” me remixin shqiptar të këngës “Habibi”.
Ajo ka shijuar këngën, duke e kërcyer nën ritmin e valles popullore shqiptare. Këngëtarja e famshme shkruan se për këtë, është frymëzuar nga dy motrat me origjinë shqiptare “Mian Twins”, të cilat kanë një influencë të madhe në “TikTok”.