Dy banorët e “Big Brother VIP 4”, Egli dhe Gjesti, vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes së publikut. Duke qenë se raporti mes tyre ka shumë ulje dhe ngritje, fansat janë shumë kuriozë të dinë se çfarë do të ndodhë me ta.

Një situatë mes Eglit dhe Gjestit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 4” ka bërë xhiron e rrjetit. Banorja e ka pyetur këngëtarin pse nuk e ka puthur kurrë para kamerave, ndërsa me Xhenetën e ka bërë një gjë të tillë.

“Pse me Xhenetën para kamerave dhe me mua jo?”, u dëgjua të thoshte Egli.

Në pamje, Gjesti shfaqet duke buzëqeshur, ndërsa shumë ndjekës komentojnë se ai po luan një lojë me ndjenjat e Eglit.

Por më pikanti ishte reagimi i Xheneta Fetahut në një postim në “Instastory”, e cila publikoi videon dhe e shoqëroi me një koment thumbues:

“Suksesi i jetës, me lut një mashkull me të puth”, duke nënkuptuar se Egli po përpiqet të marrë vëmendjen dhe afeksionin e dikujt që nuk është i interesuar për të.