Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, vazhdon të mahnisë me stilin dhe sharmin e saj. 34-vjeçja u shfaq magjepsëse me një fustan të bardhë transparent gjatë pas-ndejës së “Armani”-t pas ‘Academy Museum Gala’, të mbajtur të shtunën mbrëma në Chateau Marmont, Los Angeles.
Ylli i hitit “Praising You” kompletoi pamjen me një shall të hollë jeshil transparent dhe sandale me taka të larta, ndërsa flokët bionde i kishte lënë të valëzuara lehtë mbi supe.
Grimi i saj i butë dhe i ndritshëm theksonte bukurinë natyrale dhe elegancën që e karakterizon.
Ajo u shoqërua nga bashkëshorti i saj, regjisori i njohur Taika Waititi, 50 vjeç, i cili kishte zgjedhur një kostum klasik me këpucë të zeza me shkëlqim.
Para ardhjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rita Ora kishte qenë pjesë e Javës së Modës në Paris, ku ndoqi disa nga sfilatat më prestigjioze të brendeve si Chloe, Tom Ford dhe Prada.
Artisjta ndau me ndjekësit e saj edhe momente prapa skenave nga ngjarjet e modës, duke treguar anën e saj dinamike dhe plot stil.
Vetëm pak javë më parë, Rita fitoi një betejë ligjore kundër fqinjëve të saj, të cilët kundërshtonin ndërtimin e një palestre moderne në kopshtin e vilës së saj luksoze me vlerë 7.5 milionë funte (8.6 milionë euro).
Pavarësisht polemikave, këngëtarja shqiptare vazhdon të gëzojë sukses në muzikë, modë dhe kinema, duke mbetur një nga emrat më të komentuar dhe më me ndikim në skenën ndërkombëtare.