Oriola Marashi prej disa kohësh e ka vazhduar karrierën e saj si modele edhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Përmes postimeve në rrjetet sociale, ajo ka zbuluar se ka sfiduar për marka të ndryshme ndërkombëtare.

Por modelja është edhe mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale, ku herë pas here ndan me ndjekësit imazhe shumë “hot”. E kështu ka ndodhur edhe ditën e sotme.

Oriola ka publikuar në “Instagram” disa fotografi ku ka “ndezur” imagjinatën e ndjekësve të shumtë.

E shtrirë në rërë buzë detit, bukuroshja brune shfaqej e gjitha e zhveshur teksa pjesët intime i mbulonte me duar ose me anë të një tyli prej nejloni.

Ndërkohë më njërën prej fotove, ajo theksonte të pasmet e tonifikuara, ndërsa në një imazh tjetër, tregonte gjoksin bombastik që e mbulonte me duar.

Fotot e publikuara në “Instagram”-in e saj ishin realizuar nga Natalia Braulich, e cila njihet për mediat rozë në të gjithë botën. Vajzat publikuan edhe një foto të realizuar krah njëra-tjetrës.