Iliri dhe Brikena janë zgjuar të parët mëngjesin e sotëm dhe kanë biseduar gjatë me njëri-tjetrin. E teksa ata po flisnin, pranë tyre ka shkuar Kristi, të cilit me humor Iliri i thotë “stresi i ditës”.
Këngëtari shkon i jep një përqafim Ilirit dhe ky i fundit nuk e refuzon. Pasi e përqafoi Kristi i thotë ‘3-4 vota i mora për të qëndruar’.
“Unë në mëngjes rrezatoj mirësi dhe ti prapë me të futur me përqafim dhe me gishtin…”, ia pret Vrenozi.
Pjesë nga biseda:
Iliri: Erdhi stresi i ditës. Fytyra që dua të shikoj të fundit më vjen e para, pupu, sikur ma bëjnë kastile, fytyra e fundit
Brikena: Duheni ju të dy
Kristi: Përqafimi im i parë për sot
Brikena: Vëllai i Madh kape
Kristi: Do qajmë para kohe se do të iki unë
Brikena: Vëllai i Madh, përqafim më fals nuk kam parë
Iliri: Nesër do ti jap një drekë, do më ndihmosh. Dreka e fundit që do të hajë
Kristi: 3-4 vota i mora për të qëndruar
Iliri: Tani u dënove 3 mijë minus
Kristi: Edhe një përqafim tjetër
Iliri: Unë në mëngjes rrezatoj mirësi dhe ti prapë me të futur me përqafim dhe me gishtin…
Kristi: Jo, i kisha duart lart
Iliri: Çdo gjë e bën me paramendimin. Ti hape krahët, unë të kam si bir
Brikena: Ilir, ti mori votat.



