Ish-modeli Troy Casey ka treguar një rutinë të cilën e konsideron shumë efektive për trupin e tij. 55-vjeçari nga Arizona pohon se në 15 vitet e fundit e ka pirë urinën e tij dhe e ka aplikuar në lëkurë.

Troy, i cili ka qenë model për top brendet botërore, si Versace, para se të bëhej trajner ka thënë se “terapia me urinë” është një praktikë antike.

“Terapia me urinë është një praktikë antike, vetëm se nuk flitet shumë për të. Urina juaj është e mbushur me aminoacide, qeliza amë dhe antitrupa”, ka deklaruar Casey.

“E pi urinën time çdo mëngjes. Ndenja është elektrike. Aplikimi i urinës së vjetër është burim i rinisë dhe klizmat e urinës së vjetër janë një nga mënyrat se si e kam bërë barkun kaq të sheshtë. Unë jam 55 vjeç dhe shumë njerëz nuk duken dhe nuk ndihen si unë në këtë moshë. Askush nuk mund ta mohojë se unë jam i formësuar dhe kjo ka ndodhur për faktin se më pëlqen të jem jashtëzakonisht i shëndetshëm dhe të praktikoj metoda natyrale shërimi. Njerëzit duhet të frikësohen nëse hanë ushqime të këqija dhe marrin barna farmaceutike. Pse duhet të kenë frikë të provojnë urinën e tyre?”, ka shtuar modeli.