
Një grua britanike e cila u martua me të dashurin e saj 45 vite më të ri, duket se ka frikë se do ndahet nga ai, para se të ribashkohen. 81-vjeçarja, Iris Jones dhe 36-vjeçari, Mohamed Ahmed Ibriham, u martuan në nëntor të vitit të kaluar, pasi u takuan në “Facebook” në 2019-n.
I riu ka kohë që ndodhet në vendlindje, Egjipt, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Por jo vetëm kaq, 36-vjeçari është bllokuar në Kajro edhe për shkak të një vonese të vizës.

Tashmë pensionistja shprehet se ka frikë nga burokracia dhe mund të mos e takojë kurrë burrin e saj të ëndrrave.

“Unë jam ndarë nga dikush që dua, është kaq e vështirë. Jam në një moshë që nesër mund të vdes. Çdo ditë është e çmuar”, ka thënë 81-vjeçarja për “Metro”.
Frika e saj vjen pasi ajo pranoi se ndihet e “dobët dhe e vetme” pasi u kthye në Mbretërinë e Bashkuar pa të dashurin e saj.
