Prej së Martës, Rogerti po qëndron i vetëm në dhomën e reflektimeve, pas komenteve të rënda që ka bërë ndaj banorëve.

Në spektaklin e sotëm, Stenaldo dhe Selin, dy banorët më të prekur nga komentet e tij, u shprehën se dënimi i Rogertit ishte i duhuri. Nga ana tjetër, vetë Rogerti tha se në shtëpi i ka të gjithë armiq, përveç Juelës dhe Artanit.

Pjesë nga diskutimi:

Stenaldo: Për natyrën që kam unë, një zgjedhje si ajo që bëra më rri mirë, më shkon.

Selin: Rogertit nuk i mjafton një dhomë reflektimi për të reflektuar.

Rogerti: Është e vështirë për të kuptuar dinamikën e shtëpisë. Por i kam marrë vesh copa copa. Këtu kam armiq 12 veta, përveç 2 vetave. Artanin dhe Juelën i kam miq, të tjerët i kam armiq në kuptimin e plotë të fjalës. Ata janë xhelozë në lojën time, sepse kam lëvizur shtëpinë si kurrë më parë. Arsye tjetër është enigma ime: e keqi, i shpifuri dhe i miri. I bëj thirrje lojërave që të kujdesen nga Miri sepse është i vetmi që po i vë në lëvizje, me mua është vetëm Tani dhe Juela. Na ka lidhur vetëm shpirti i bardhë.

Stenaldo: Për Rogertin ngelem pa fjalë kur e dëgjoj. Një personazh që do të fitojë BBV, nuk ka limit, nuk mendohet dy herë, ka pikësynim të godasë tjetrin. Rogerti le të vijë dhe me mua do të luftojë këtu çdo sekondë.