Aktorja e njohur, Lindsay Lohan dhe familja e saj ndodhen në Dubai mes tensioneve të forta që kanë përfshirë Lindjen e Mesme pas përshkallëzimit të konfliktit mes Shtetet e Bashkuara dhe Iran. Aktorja, e cila jeton në Dubai që prej vitit 2015, ndodhet atje me bashkëshortin e saj Bader Shammas dhe djalin e tyre, Luai. Sipas raportimeve të TMZ, familja është e sigurt dhe nuk ka pësuar asnjë dëmtim, pavarësisht sulmeve me raketa dhe dronë që kanë prekur disa zona të rajonit.
Tensionet u rritën ndjeshëm pas lajmeve për vrasjen e liderit suprem iranian, Ali Khamenei, gjatë sulmeve të përbashkëta amerikano-izraelite në Teheran, operacion që presidenti amerikan Donald Trump e quajti “Operation Epic Fury”.
Në kundërpërgjigje, Irani ndërmori sulme ndaj objektivave në rajon, duke rritur frikën për civilët dhe të huajt që jetojnë në vendet e Gjirit. Ndërkohë, zëra në rrjet sugjeruan se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ishte larguar nga vendi, por raportime nga media ndërkombëtare si Reuters konfirmojnë se ai vijon të qëndrojë në Izrael.



