Pas një edicioni mjaft të suksesshëm vitin e kaluar, të shtunën e kaluar nisi edicioni i dytë i një prej spektakleve më të ndjekur në Shqipëri, “Big Borther VIP”. Ky reality show do të me publikun për 100 ditë me plot surpriza, dramë, lojëra, të qeshura dhe lot.
Kujtojmë se 15 konkurrentë të famshëm janë bërë pjesë e spektaklit duke synuar finalen edhe çmimin e madh. Gara mes njëri-tjetrit është ndjerë që në natën e parë, ku disa banorë janë bërë pjesë e diskutimeve në lidhje me mënyrën e bashkëjetesës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Të gjithë banorët duhet të tregonin një histori personale nga jeta e tyre për t’u njohur më shumë me njëri-tjetrin dhe për të zbuluar pak më shumë na vetja. Ndër situatat që ata rrëfyen, Kiara ka rrëfyer edhe një moment mjaft të vështirë nga jeta e saj, ku iu desh të merrte një vendim të rëndësishëm. Bukuroshja ka treguar se u kthye në Shqipëri pasi prindërit e saj nuk kanë patur mundësi për t’i paguar studimet.
Arsyeja pse u vendosa të kthehesha në Shqipëri është sepse Italia në atë kohë pati një krizë ekonomike dhe prindërit e mi nuk patën mundësinë që të ma ofronin mua shkollën dhe e menduan si opsion më të mirë që… se prekem kur flas për këtë… Babi ishte ai që më shtyu më shumë që shih kthehu në vendin tënd.