Kur 26-vjeçari Ethan Horne mësoi se bashkëshorti i Britney Calendarer ishte nisur për një mision ushtarak njëvjeçar në Afrikë, vendosi t’i vinte në ndihmë familjes së tij.

I riu u ofrua të kosiste barin gjatë verës dhe të pastronte dëborën gjatë dimrit, pa kërkuar asnjë pagesë, deri në kthimin e ushtarit në shtëpi. “Ai po i shërben vendit tonë dhe mendova se kjo ishte gjëja e duhur për të bërë”-u shpreh Ethan.

Britney, e cila kujdeset e vetme për dy fëmijët e vegjël gjatë mungesës së bashkëshortit, shprehu mirënjohjen e saj. Madje, fëmijët e presin me entuziazëm të riun dhe e imitojnë duke përdorur kositëset e tyre lodër.

Historia e 26-vjeçarit dëshmon se humanizmi nuk kërkon gjithmonë gjeste madhështore. Ndonjëherë, mjafton të kuptosh se dikush ka nevojë për ndihmë dhe të zgjedhësh të jesh pranë tij.