Finalisti i Big Brother VIP 5, Mateo ka folur për Top Channel pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Gjatë intervistës ai është shprehur se ‘nuk ishte e shkruar që ai të fitonte këtë edicion’, edhe pse publiku e solli deri ne finale.

Ndërkohë ai tha se nuk është bërë pishman për asgjë që ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP 5, dhe se gjatë këtij rrugëtimin ai ka fituar dashurinë.

“Finale, me gjithë emocione, të dridhura, zemra po na dilte nga vendi. Me shpresën për fitore, me shpirt, publiku na solli deri këtu dhe nuk ishte i shkuar ta fitonin. Asnjë lloj pendese unë kam fituar dashurinë”, u shpreh Mateo.

Top Channel