“Presidenti i Republikës është Ilir Meta”, kjo ishte deklarata e ish-banores së “Big Brother VIP 4”, Rizarta Hoxha, një javë më parë në “E Diell” që bëri menjëherë bujë.
Por një ditë më parë, blogerja sqaroi se në fakt ishte ironi për pushtetin. Madje ajo thotë se “shpresoj që presidenti të jetë zgjuar”.
“Mendoj se u kuptua. Sqarimi nuk është shumë i nevojshëm, ishte ironi dhe kritikë e pushtetit që kemi. Ku janë drejtuar fijet e pushtetit dhe pse kemi një politikë kaq të fjetur.
Presidenti paraardhës ishte në burg, rrjedhimisht kuptohej që nuk ishte ai. Shpresojmë që presidenti të jetë zgjuar dhe është gjë e mirë që e njeh e gjithë Shqipëria”, tha Rezarta në punatën e djeshme të “Rreth Katror”, në “E Diell”.
E jo vetëm kaq, pasi Rezarta kritikoi edhe dekretimin e zgjedhjeve nga presidenti Begaj.