Prezantuesja dhe influencerja e dashur për publikun shqiptar, Jona Spahiu, është në pritje të ëmbël për herë të dytë. Lajmin emocionues moderatorja e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram përmes disa fotove ku shfaqet në kopshtin e një shtëpie, së bashku me djalin e saj Raiden dhe me barkun e rrumbullakosur.

View this post on Instagram

A post shared by Jona Spahiu (@jonaspahiuu)

Jona ka zgjedhur ta shoqërojë postimin me një përshkrim prekës: “Momente që po i ruaj në cepa të zemrës sime.” Bukuroshja ende nuk e ka treguar gjininë e bebit. Ky do të jetë fëmija i dytë për Jonën dhe partnerin e saj, të cilët janë tashmë prindër të një djali të vogël.