Pas funeralit të Princit Philip, duket se popullariteti i Harryt dhe Meghan Markle, ka rënë në nivelet më të ulëta ndonjëherë. Sipas mediave të huaja, popullariteti i çiftit ishte në nivele të ulëta që pas intervistës që bëri bujë gjithandej për Oprah Winfrey. Ata akuzonin familjen mbretërore për racizëm.

E duket se që nga ajo kohë, Princi Harry dhe bashkëshortja e tij nuk kanë mundur që të rifitonin favor me publikun britanik. Duket se popullariteti i Princ Harry-t ra me tre pikë të tjera pas funeralit të Dukës së Edinburgut më 17 prill.

Ndërkohë dhe Meghan, e cila nuk mori pjesë në funeral humbi popullaritetin prej pesë pikësh, tregojnë shifrat.

Mediat e huaja shkruajnë gjithashtu se  Mbretëresha Elizabeth ka forcuar pozicionin e saj, si dhe Princi William e Kate Middleton gjithashtu mbeten shumë të popullarizuar, me rreth tre të katërtat e Britanikëve që u japin atyre vlerësime të favorshme.

Princi Andrew mbetet deri tani mbreti mbretëror më pak i njohur, pasi pjesa më e madhe kanë një pikëpamje negative.