Princ Leka dhe Elia Zaharia do të martohen më 8 tetor të këtij viti në Tiranë. Lajmi është bërë i ditur me anë të një komunikate për shtyp.
“Familja mbretërore shqiptare ka kënaqësinë e veçantë të njoftojë mbarë kombin shqiptar se Naltësia e tij Princ Leka II ka shpallur ditën e martesës së me Znj. Elia Zaharia me datë 8 tetor 2016, në Tiranë. Urojmë me zemër trashëgimin e familjes mbretërore brez pas brezi”, thuhet në njoftimin zyrtar.
27 mars 2016 (gazeta-Shqip.com)