Prej kohësh ishte bërë publike ndarja e Princit Leka me Elia Zaharia, por deri më tani nuk kishte asnjë reagim zyrtar nga të dyja palët.
Sot Princ Leka ka vendosur të njoftojë zyrtarisht divorcin nga Elia nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale.
Postimi i Princit
Me anë të këtij postimi ju komunikoj zyrtarisht se LTM Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë rënë dakord që martesës së tyre tì jepet fund.
Duke qenë se martesa e ka humbur funksionin e saj, kanë parë të udhës ta zgjidhin atë me pëlqim reciprok duke filluar procedurat e nevojshme ligjore.
Pavarësisht besimit tek instituti i familjes, Princ Leka II beson se vlerat e respektit dhe mirëluptimit reciprok do të përbëjnë bazën e marrëdhënies në vijimësinë e saj, që do të ketë si motiv rritjen e edukimin e LSM Princeshës Geraldinë.
Mirëqenia shpirtërore dhe fizike e vajzës, LSM Princeshë Geraldinës, do mbetet në qendër të vëmendjes së tyre, të përkushtuar për të siguruar një jetë të lumtur dhe të sigurt për Geraldinën.
LTM Princ Leka II nuk do të bëjë deklarata apo komente të mëtejshme dhe kërkon që të respektohet e drejta për privatësi me këtë çështje.
Thuhet se Princ Leka është në një lidhje dashurie me fotografen Blerta Celibashi, ku janë parë edhe sëbashku shpeshherë.