Princ Leka ka folur publikisht mbi divorcin me Elia Zaharinë dhe mbi videon e konfliktit që bëri bujë në media. Së fundmi, ai rrëfeu se ndarja ka qenë një proces i gjatë, me disa faza dhe jo një vendim i menjëhershëm.
Kemi pasur një raport korrekt. Ndarja ka ardhur me faza të ndryshme: emocionale, distancim. Jetonim në të njëjtën shtëpi, por të larguar. Kam qëndruar vetëm me vajzën, por pa kontakt. Herë pas here shfaqeshim për mediat, si një kartolinë e bukur, por krejtësisht false. Më pas erdhi faza ligjore.
Leka theksoi se mes tij dhe Elias nuk ka pasur tradhti, duke zbuluar se lidhjen me fotografe Blerta Celibashi ia kishte treguar Elias përpara se të lidhej me të.
Nuk ka pasur tradhti. I kam thënë Elias, para se të përqafohesha me Blertën, që jam takuar me të. Me të gjithë këto strese, edhe Blerta ka qenë viktimë e sulmeve dhe narrativeve që nuk ishin reale.
Sa i përket videos ku shihej duke debatuar me Elian dhe babain e saj, Leka e cilësoi gabim vendimin për ta dorëzuar në polici.
E pranoj që gabova. Duhej ta mbaja për gjyqin, sepse ishte një goditje e drejtpërdrejtë. Kur ajo doli në publik, jam ndjerë i tradhtuar nga ata që ua kisha besuar. Unë e filmova nga frika se mos ndodhte diçka e sajuar. Vajza ime ishte aty, por shyqyr që është mirë. Nuk ka pasur dhunë, nuk e kam dhunuar kurrë Elian. Ka vetëm një viktimë në këtë mes dhe ajo është Geraldina, vajza ime e mrekullueshme.