Pas ndarjes nga jeta të Mbretëresha Elizabeth II në vitin 2022, barra e kurorës ra mbi supet e Mbreti Charles III, në një nga momentet më delikate për monarkinë britanike. Por, sipas raportimeve, ishte Princi William ai që shtyu përpara një vendim të fortë për të mbrojtur të ardhmen e institucionit.
Trashëgimtari i fronit thuhet se i kërkoi të atit të ndërmerrte masa të menjëhershme ndaj Princi Andrew, pas intervistës së tij katastrofike në BBC në vitin 2019, ku ai nuk kërkoi falje për lidhjet me të ndjerin Jeffrey Epstein.
Sipas autorit Russell Myers, në librin e tij “William dhe Catherine”, William kishte kohë që shprehte shqetësim për sjelljen e xhaxhait të tij, si ndaj stafit ashtu edhe për mënyrën se si ai e perceptonte rolin dhe privilegjet brenda familjes mbretërore. Ai besohet të ketë thënë se Andrew “duhet të dëbohet përpara se të fillojë kalbja”, duke paralajmëruar për dëmin që mund t’i shkaktohej monarkisë.
Debatet mes babait dhe birit thuhet se kanë qenë të ashpra, por me kalimin e viteve, pozicioni i Williamit duket se fitoi terren. Gjashtë vite pas intervistës së bujshme, Mbreti Charles III ndërmori hapin vendimtar: i hoqi Andrew-t titujt, nderimet dhe e largoi nga jeta publike.
Një veprim që shumë e panë si përpjekje për të shpëtuar reputacionin e kurorë, dhe si dëshmi se brezi i ri i monarkisë nuk toleron më skandale që rrezikojnë institucionin.


