Dorë për dore, Princi i Anglisë, Harry dhe e dashura e tij aktore, Meghan Markle janë fotografuar teksa ecnin rrugëve të Londrës, ndërsa zërat për një fejesë mes tyre sa vijnë edhe shtohen.
Princi është fotografuar me aktoren amerikane, e divorcuar, e cila ka kaluar gjithnjë e më shumë kohë me të në Kensington Palace, që nga fillimi i këtij viti, pas një darke romantike në një nga restorantet e qytetit.
Harry, 32-vjeçar dukej mjaft i çlirët dhe i pashqetësuar nga fotografët e shumtë që nxitonin ta fiksonin me të dashurën e tij të re, që nga shumë është parë si një shenjë e faktit se bëhet fjalë për një lidhje serioze.
Nga ana tjetër, miq të dy të rinjve janë shprehur se Harry dhe Meghan e kanë çuar një hap më tutje marrëdhënien mes tyre, duke u fejuar.
4 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)