Prezantuesja e njohur sportive, Dileta Leota, është bërë nënë për herë të dytë.
Ajo njoftoi lindjen e fëmijës së saj të dytë me një postim në “Instagram” duke ua prezantuar foshnjën ndjekësve të saj së bashku me bashkëshortin e saj, portierin gjerman Loris Karius, dhe vajzën e tyre të parë, Aria.
Fotot tregojnë familjen e lumtur të ribashkuar në spital, të shoqëruara me mbishkrimin që zbulon emrin e foshnjës, Leonardo, i cili ishte mbajtur sekret deri më tani.









