Çifti i njohur, Andi Shehu dhe Enki Nako, kanë zbuluar se do të bëhen prindër të një djali.
Lajmi emocionues u ndau nga vetë Enki përmes një postimi të ëmbël në “Instagram”, ku shfaqen duke prerë tortën e cila ishte me ngjyrën blu, që simbolizon një djalë.
Me humor, ajo shkroi se do t’i mësojnë djalit disa punë që të mos mendojë se do t’ia bëjë gjithçka gruaja.
“@andi.shehi2 çunin do e mësojmë të bëj ca punë më shumë që mos t’a rrej menja se do i bëj gruaja🤪 Urime të gjithë atyre që kanë vënë bastin për çun😂”, ka shkruar ajo në postimin e saj.
Nga ana tjetër, ish-konkurrenti i “Për’puthen” në postimin e tij shkruan:
“Në jetën time kam përjetuar shumë emocione të ndryshme të cilat më kanë sjellë buzëqeshje, lot, të dridhura, ankth por çdo gjë ndryshoi këtë ditë. Dita e cila unë mora vesh që do të bëhesha baba! Këtë ditë vërtet i kam ndjerë të gjitha këto emocione në të njëjtën kohë dhe s’po dija si ti shprehja… Dita më e bukur e jetës time deri tani! Faleminderit Zotit dhe faleminderit @enki_nako për këtë bekim! Jua uroj të gjithëve ta provoni si ndjesi!”.