Në një intervistë të fundit në Big Brother VIP Fun Club, nëna e Loredanës ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me pjesëmarrjen e vajzës së saj në lojë. Ajo ka theksuar se Loredana po e tregon veten më mirë pas eliminimit të Jozit nga shtëpia.
Loredana po duket më e fortë dhe më e përqendruar pas largimit të Jozit, dhe më ka pëlqyer më shumë në këto ditë
– ka thënë ajo, duke lënë të nënkuptohet se marrëdhënia e tyre mund të ketë pasur ndikim në lojën e Loredanës.
Deklarata është dëgjuar edhe nga Jozi, i cili ndodhej në studio në momentin e intervistës.