Ndryshe nga ish-bashkëshorti i saj Brad Pitt, i cili pas divorcit ka nisur një lidhje të re me Ines de Ramon, Angelina Jolie ka zgjedhur të qëndrojë beqare dhe t’i përkushtohet plotësisht familjes së saj.
Sipas revistës People, aktorja hollivudiane nuk ka pasur një partner që nga ndarja me Pitt dhe ka qenë e fokusuar kryesisht në rritjen e gjashtë fëmijëve të tyre. Një burim pranë saj ka deklaruar se takimet romantike nuk kanë qenë prioritet për Jolie-n vitet e fundit.
“Angie ka qenë jashtëzakonisht e zënë dhe e fokusuar. Ajo në thelb ka qenë një nënë beqare që nga divorci, kështu që ky ka qenë fokusi kryesor i saj”, citohet të ketë thënë burimi për People.
Sipas të njëjtit burim, Jolie e konsideron rolin e saj si nënë si prioritet absolut dhe dëshiron të sigurohet që fëmijët e saj të rriten dhe të përparojnë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Marrëdhënia mes Jolie dhe Pitt nisi gjatë xhirimeve të filmit Mr. & Mrs. Smith në vitin 2005. Çifti e zyrtarizoi lidhjen pas disa vitesh dhe u martua në vitin 2014, ndërsa divorci i tyre u finalizua në vitin 2019, pas një procesi të gjatë dhe shumë të përfolur në media.
Ish-çifti kanë gjashtë fëmijë së bashku, ndërsa për momentin duket se Angelina Jolie ka zgjedhur që jeta e saj personale të mbetet në plan të dytë, duke u përqendruar te familja dhe projektet profesionale.


