Bebe Rexha ka rrëmbyer edhe një herë vëmendjen në rrjetet sociale, këtë herë me një postim që po bën xhiron e internetit.
Këngëtarja me origjinë shqiptare publikoi në platformën X (ish-Twitter) një fotografi të realizuar në kuvertën e një jahti luksoz, ku shfaqet me një paraqitje tërheqëse, duke vënë në pah format e saj.

Megjithatë, nuk ishte vetëm fotografia ajo që tërhoqi vëmendjen e ndjekësve. Më shumë bujë bëri mbishkrimi me të cilin artistja shoqëroi postimin, duke përcjellë një mesazh plot humor dhe vetëbesim.
Prisja që një ‘daddy’ të më çonte në një jaht, pastaj e kuptova… unë jam vetë ‘daddy’
-shkroi Bebe Rexha.
Me këtë deklaratë, artistja la të kuptohet se suksesin dhe luksin që gëzon sot i ka arritur falë punës së saj, pa pasur nevojë të mbështetet te dikush tjetër.
Postimi u përhap me shpejtësi, duke grumbulluar mijëra pëlqime dhe komente. Shumë fansa e përgëzuan jo vetëm për paraqitjen, por edhe për mesazhin e pavarësisë dhe fuqizimit që përcolli.
Ndërkohë, Bebe Rexha po shijon suksesin e albumit të saj më të fundit, “Dirty Blonde”, i publikuar më 12 qershor. Projekti është pritur pozitivisht si nga publiku ashtu edhe nga kritika, duke shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e artistes shqiptaro-amerikane.
