Shqipëria Live- Këngëtarja e njohur, Sheila Haxhiraj, ishte banorja e dytë që doli nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Ditën e sotme e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ajo tha se është mërzitur që doli nga “Big Brother”.

“U mërzita pak dhe e shpreha. I thashë Arbanës nuk jam gati të dal, po çlirohesha ato javë. Ndoshta më ka penalizuar fakti se isha e drejtë, kisha shumë gjëra për të dhënë aty. Për aq kohë sa qëndrova, besoj se publiku më ka njohur. Pasi dola kam mesazhe pafund dhe i falënderoj të gjithë, pasi ia arrita që të fitoja zemrën e tyre”, tha Sheila.

E pyetur se kush mendonte se do dilte para saj, Sheila tha emrin e Granitit, ndërsa nga treshja që ajo ishte në nominim tha për Semin.

“Prisja të dilte Graniti para meje, edhe pse në pjesën treshe të fundit të nomimit prisja të dilte Semi. Semin e kam parë ndryshe veç e ndryshe me Donaldin, bashkimi bën fuqinë. Nga gjendja psikologjike nuk e pashë mirë dhe mendova se publiku do e kuptove dhe do e nxirrte jashtë. Kam qëndruar stoike dhe e fortë, që mos të shfaq energji negative”, tha këngëtarja e njohur.

Kjo e fundit shtoi se nuk ka pasur pritshmëri nga askush kur ka hyrë në “Big Brother VIP”, pasi secili ka ka strategjinë e tij.

“Sado që të shtiresh e të luash, ti do tregosh karakterin tënd. Më zhgënjeu pak Monika, e ka treguar se nuk më ka shumë qejf. I kam thënë kur hyra në fillim se me ty do kem më shumë afrimitet, por nuk mund t’ia imponoja që të më afrohej”, tha Sheila, e cila tha më pas se Semin e ka më xhan tani.