Këngëtarja e dashur për publikun, Dafina Zeqiri, është gati për ditën e saj më të veçantë. Në fundjavë, ajo do të kurorëzojë dashurinë e saj me Kreshnik Gjergjin në martesë.

Fansat dhe ndjekësit e artistes janë në pritje të këtij momenti të rëndësishëm, ndërsa disa nga mikeshat e saj të ngushta dhe personalitete të njohura kanë filluar të mbërrijnë nga jashtë vendit.

Ndër ta është edhe Coco the DJ, mikeshë e ngushtë e Dafinës, e cila ndau emocionet e saj në rrjete sociale duke e quajtur “pritja më e mirë ndonjëherë”.

Një tjetër figurë e njohur, Emina Cunmulaj, ndau udhëtimin e saj nga Miami për të marrë pjesë në dasmën e Dafinës.

Dasma e këngëtares është një nga ngjarjet më të pritura në botën e showbiz-it shqiptar. Mezi presim fundjavën për të parë foto dhe video nga super dasma!