Ish-bashkëshorti i parë i këngëtares dhe aktores së famshme, Jennifer Lopez, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të bëra nga ajo së fundmi. Ylli i muzikës pretendoi se asnjë nga ish-partnerët nuk e kishte dashur vetë.
E për këtë arsye, Ojani Noa kë reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku e akuzon Jennifer-in për hipokrizi dhe mungesë sinqeriteti. E jo vetëm kaq, pasi ai e akuzon se e kishte tradhtuar gjatë martesës së tyre të shkurtër në vitin 1997.
“Mjaft më nënçmove. Mjaft luajte rolin e viktimës. Problemi nuk jam unë, je ti”, shkroi ai, i cili shtoi se ka qenë një burrë besnik, i ndershëm dhe i dashur, që la gjithçka pas, punën, vendin dhe familjen, për ta ndjekur atë dhe për ta mbështetur në karrierën e saj.
“Nuk të kam tradhtuar kurrë. Kam qenë i mirë me ty. Jam shumë njeri i mirë për ty”, vazhdoi Noa.
Ojani shton se këngëtarja zgjodhi famën dhe suksesin mbi dashurinë dhe martesën e tyre, duke pretenduar se ai u përpoq ta shpëtonte lidhjen pas tradhtisë së saj.
“Thuaj të vërtetën për një herë. Bëju të ditur njerëzve se problemi je ti. Duhet të kesh turp”, përfundoi ish-bashkëshorti i këngëtares së famshme.
Kujtojmë se Jennifer Lopez dhe Ojani Noa u martuan në vitin 1997, por u divorcuan pas vetëm 11 muajsh. Që atëherë, J.Lo është martuar edhe tri herë të tjera: me Cris Judd, Marc Anthony dhe së fundmi me Ben Affleck.