“Flet” është një podkast pa filtra, i drejtpërdrejtë dhe i vërtetë. Me rrëfime të sinqerta nga të ftuarit, pa doreza dhe me deklarata të fuqishme dhe të pathëna më parë. I ftuar në këtë episod të tretë të “Flet” me Ilnisa Agolli, ka qenë At Nikolla Xhufka, për një bisedë pa doreza dhe shumë të sinqertë…

Pjesë nga intervista:

Sipas teje cilat janë problematikat e Kishës Ortodokse?

Kisha ka shumë problematika. Një problematikë të madhe, që Perëndia dhe na e largoi, ishte Anastas Janullatos, që tani nuk është më dhe i uroj Parajsë të mbarë. Tani kemi Kryepeshkopin Joan. Patjetër që ka vështirësi, ekonomike, financiare. Por më e keqja e madhe, për mendimin tim u largua.

Kur thonë që je heretik dhe i vetëshpallur, çfarë mendon?

Kënaqem, sepse në fund të ditës po merren me diçka që për mendimin e tyre nuk ia vlen, por përderisa po merren do të thotë që ia vlen. Në fillim mërzitesha, mërzitesha nga injoranca. Sepse heretik do të thotë një njeri që blasfemon për Zotin. Sikur unë të them për shembull që Shën Maria ishte e martuar edhe Krishti nuk është biri i Perëndisë, ose vetë Perëndia i mishëruar. Kjo është herezi. Pra të dalësh kundër dogmës kishtare është herezi. Unë jam skizmatik/ /TAR/