Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Roza Lati, ishte sot e ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë”, në Top Channel.
Gjatë kësaj interviste, moderatorët e programit, Alban Musa dhe Julka Gramo, e pyetën Rozën në lidhje me planet e saj profesionale.
Lati u shpreh se e vetmja gjë që mund të thotë ‘është se nuk do të heqë dorë së bëri televizion’. Sipas moderatores së njohur, kjo është gjëja që di të bëjë më së miri.
Gjithashtu Roza shtoi se për momentin ‘po sistemoj pak trurin’.
Pjesë nga intervista:
Julka: Çfarë ndodh me planet e tua?
Alban: Ka shumë interes, profesionale po flasim gjithmonë
Roza: Për planet profesionale prononcimi i vetëm që unë mund të jap është që unë nuk do të heq dorë së bëri televizion, së bëri show. Siç edhe kam thënë në Big Brother, unë kam lindur për t’i folur kamerës. Është gjëja që unë di të bëj më së miri, kështu që duke qenë se jemi edhe mbas pushimeve tani, jam në momentin që po sistemoj pak trurin tim. Po rregulloj raftet e trurit tim, ashtu siç hedhim rrobat e çrregullta mbi krevat, ashtu janë edhe mendimet e mia. Për momentin jam në fazë palosjeje